Tekniku Edi Martini ka bërë rotacion në formacionin e kiuqebluve për ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, teksa në përballjen e transfertës me Bylisin ka hedhur në fushën e lojës disa rikthime, të cilët i kanë munguar formacionit të parë në javët e mëparshme.
Ndryshimet vijë nga porta, ku mes shtyllave është Aron Jukaj, për të vijuar me Hakajn në krahun e majtë të prapavijës, Tafilin në mesfushë, por edhe Bismark në sulm së bashku me Dodajn e rikthyer nga Bullgaria.
Jukaj; Gjini, Çelikoviç, Bajrami, Hakaj, Qato, Sala, Tafili, Kastrati, Dodaj, Bismark. Këto janë të besuarit e teknikut Edi Marini për ta nisur ndeshjen nga minuta e parë.
Në krahun tjetër, tekniku i Bylisit ka hedhur në fushën e lojës këtë formacion: Ozols; Abdullahi, Adeduro, Kamara, Dimov, Kastro, Kampula, Ofori, Marku, Fokam, Sanogo.
Ndeshja që do të luhet në stadiumin “Adush Muçaj”, prej orës 13:30 gjykohet nga Enis Dishani, i cili do të ndihmohet nga Emigers Ganxhi dhe Taulant Kasa. Ndërkohë arbitër i katërt do të jetë Ermis Çelaj,në sistemin VAR do të jetë Juxhin Xhaja dhe në AVAR do të jetë Albano Stolaj.



