Monday, August 18, 2025

Mbrëmje historike për Dinamo City. Flet arkitekti i fitores ndaj Hajduk Split, Ilir Daja

Lexo

Ilir Daja është padyshim arkitekti i kualifikimit historik të Dinamos, në duelin ndaj gjigantëve të Hajdukut të Splitit. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për mikrofonin e “Supersport”, tekniku kryeqytetas ndër të tjera u shpreh:

“Të gjithë ishim të përlotur. Një mbrëmje historike për futbollin shqiptar, për historinë e Dinamos. Kishim përballë Hajdukun me 200 ndeshje në arenën Europianin. Kemi prezantuar në mënyrën më të mirë futbollin e klubeve të Shqipërisë. E merituan çunat, presidenti, ka qenë super korrekt. E meritojmë edhe ne si staf. Edhe puna jonë është pjesë e rezultatit në shumatoren që përmenda.

Më duhet të dal nga vetja, përtej modestisë që më karakterizon. Do më vinte shumë keq. Në të gjithë ndeshjen, ishim me shumë raste në krahasim te Hajduku. Më bënte të besoja sjella e çunave në fushë. Filluam ta menaxhonim lojën, frika nuk është prezent, kur e menaxhon lojën. Në fund fare, jemi të lumtur që e bëmë historinë. Unë personalisht, e kam bërë njëherë historinë me Dinamo Zagrebin.

Hajduku është një tjetër gjigant i futbollit kroat, me shumë histori. Të përballesh me kundërshtarë të nivelit të Hajdukut të Splitit dhe të kualifikohesh është një bonus shumë i madh psikologjik. Mund të bëjmë gjëra të mëdhaja si sot. Ky është bonusi më i madh. Nga ana psikologjike, lojtarët tonë hodhën një hap drejt personalitetit të shprehur në fushë.

 

Të festojmë sot se na takon. Nesër do merremi me Jagelonian. E dimë që shkalla e vështirësisë është po aq e madhe sa ndaj Hajdukut. T’ia lemë fushës”, u shpreh Ilir Daja.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img