Kreu i Federatës Shqiptëre të Futbollit ishte sot në qytetin verior me një mission të veçatë, takimin me vajzat e futbollit të Vllaznisë, skuadrës që bërë historinë duke u kualifikuar në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve të Europës.
Takimi, fillimisht me drejtuesit e KFF Vllaznia, me në Presidentin Lazër Matija, dhe më pas edhe me skuadrën dhe stafin teknik është shoqëruar nga një frymë e ngrohtë, e cila ka bërë efektin e duhur moralisht në radhët e skuadrës kuqeblu, e cila pas një jave luan ndeshjen e parë në grupe përballë Real Madrid.
Emocionues ka qënë ky takim edhe për vetë presidentin Duka, i cili përpos prononcimeve mediatike me gazetarët shkodran, mbresat e vizitës në Shkodër i përcjellë në mesazhin e publikuar në profilin e tij të rrjeteve sociale.
“Sot në Shkodër me vajzat e mrekullueshme të Vllaznisë, krenarinë e Shkodrës dhe gjithë futbollit shqiptar, të cilat vazhdojnë përgatitjet per përballjet me klubet më të mëdha të Europës.
Vllaznia në grupet e Women’s Champions League ishte një ëndërr kur e nisëm futbollin e vajzave 14 vite më parë.
Sot një realitet frymëzues për të gjithë futbollin shqiptar. Një sukses që konfirmon edhe njëherë se investimi te futbolli vajzave është i duhuri dhe po hedhim themele të shëndosha.
Konfirmova mbështetjen time personale dhe të FSHF-s për ti ndihmuar akoma më shumë këto vajza që kanë nderuar gjithë Shqipërinë.”, shkruan Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, shoqëruar edhe me fotot përkatëse të takimit.