Monday, November 25, 2024

Mbrojtësi i Vllaznisë Esin Hakaj, reagon pas kartonit të kuq të marrë ndaj Partizanit

Lexo

Në një prononcim për “Panorama Sport” ai ka sqaruar gjestin, ndërsa ka mbetur shumë i zhgënjyer nga sjellja e Albion Markut.

“Nuk kishte asgjë të qëllimshme në atë moment. Ishte vetëm një lëvizje instiktive e krahut. Por më vjen keq që gjyqtari ishte me dy standarde dhe mezi priste që të na ndëshkonte. Nuk ka asgjë të vërtetë se e kam goditur dhe për këtë më vjen keq nga ajo që dëgjova nga Marku. Ai simuloi në atë moment dhe gjeti gatishmërinë e arbitrit. Jam nga ata lojtarë që për 21 javë s’kisha marrë një të verdhë e jo të ndëshkohesha me të kuq direkt”, ishin fjalët e mbrojtësit.

Gjithashtu ai u shpreh: “Jam mësuar që të luaj me lojtarë shumë të mirë përballë dhe asnjëherë nuk kam shprehur nervozizëm e jo më përballë atij lojtari. Deshi arbitri dhe e dha atë karton të kuq. Më vjen keq që arbitri na ndikoi dhe na mohoi atë fitore. Pas daljes me të kuq, të jem realist kam qenë shumë i nevrikosur për atë që ndodhi. Nuk kam pasur asnjë debat me askënd dhe nëse i kam kthyer përgjigje ndonjë tifozi, kjo ka qenë instiktive. E them edhe një herë se arbitrimi me dy standarde ndikoi në rezultatin e këtij takimi. Ai e shprehu qartë se ishte i gatshëm për të na ndëshkuar”, tha Hakaj.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img