Sunday, November 24, 2024

Mbyllen Lojrat e 3-ta Olimpike Europiane, Italia shpallet fituese

Lexo

Lojërat e 3-ta Olimpike Europiane kanë ulur siparin e tyre mbrëmjes e së dielës me ceremoninë zyrtare të mbylljes së tyre në Krakov të Polonisë. Të gjithë të pranishmit janë përshëndetur nga presidenti i Komitetit Olimpik Europian, Spiros Kapralos, i cili i ka falënderuar të gjithë garuesit për frymën e bashkimit dhe të barazisë mes njëri-tjetrit.

Në këto Lojëra janë shpërndarë 253 medalje në 29 disiplina sportive, 19 prej të cilave kanë qenë të vlefshme për t’u kualifikuar me normë për në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Pas himnit të Polonisë është bërë parakalimi i delegacioneve pjesëmarrëse mes të cilëve dhe Shqipëria, që e mbylli këtë Olimpiadë me dy medalje të arta të Luiza Gegës në atletikë dhe Alvin Karaqit në karate.

Ceremonia e mbylljes ka patur dhe ngjyrat e spektaklit, ndërsa me fikjen e flakës olimpike është mbyllur zyrtarisht ky aktivitet në Krakov të Polonisë, atje ku Italia ishte fituese me 35 medalje ari, 26 të argjendta dhe 39 të bronzta. Tanimë pritet të caktohet vendi organizator për edicionin e katërt të këtyre Lojërave Olimpike më 2027.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img