Janë mbyllur ndeshjet e Grupit A të Kategorisë së Dytë, të vlefshme për javën e nëntë ku u regjistruan në total plot 15 gola. Bie në sy triumfi 5-1 i Vorës së Artan Mërgjyshit ndaj Veleçikut, me rezultatin 5-1. Raboshta, Stafa, Gjoni, Vrapi kanë shënuar për vendasit, ndërsa Hajdari për Veleçikun.
Vorakët konfirmohen kështu si skuadra favorite për t’u ngjitur në Kategorinë e Parë, teksa do të rivalizojë fuqishëm me Sopotin dhe Valbonën.
Ndërkohë në sfidat e tjera Shënkolli surprizoi Ilirinë duke e mposhtur me rezultatin 2-4 në transfertë. Naftëtari bëri detyrën në shtëpi ndaj Murlanit me rezultatin 2-0 Fitore dramatike edhe për Gramshin që iu fal një goli në minutën e fundit të shënuar nga Topalli.
Rezultatet
KF GRAMSHI 1-0 F.C BULQIZA
Topalli 90′
ILIRIA 2-4 SHËNKOLLI
Masha 60′ (p), 90′ / Përlesi 48′, Lleshi 56′, 90′, Tushaj 72′
KF NAFTËTARI 2-0 K.F MURLANI
Saraçi 57′, Bani 90′
VORA 5-1 KSSH VELEÇIKU
Raboshta 20′, Stafa 35′ , Gjoni 61′, Vrapi 75′, 83’/ Hajdari 41′