Saturday, May 18, 2024

Mbyllen ndeshjet e Grupit A të Kategorisë së Dytë, ja rezultatet

Lexo

Janë mbyllur ndeshjet e Grupit A të Kategorisë së Dytë, të vlefshme për javën e nëntë ku u regjistruan në total plot 15 gola. Bie në sy triumfi 5-1 i Vorës së Artan Mërgjyshit ndaj Veleçikut, me rezultatin 5-1. Raboshta, Stafa, Gjoni, Vrapi kanë shënuar për vendasit, ndërsa Hajdari për Veleçikun.

Vorakët konfirmohen kështu si skuadra favorite për t’u ngjitur në Kategorinë e Parë, teksa do të rivalizojë fuqishëm me Sopotin dhe Valbonën.

Ndërkohë në sfidat e tjera Shënkolli surprizoi Ilirinë duke e mposhtur me rezultatin 2-4 në transfertë. Naftëtari bëri detyrën në shtëpi ndaj Murlanit me rezultatin 2-0 Fitore dramatike edhe për Gramshin që iu fal një goli në minutën e fundit të shënuar nga Topalli.

Rezultatet

KF GRAMSHI 1-0 F.C BULQIZA

Topalli 90′

ILIRIA 2-4 SHËNKOLLI

Masha 60′ (p), 90′ / Përlesi 48′, Lleshi 56′, 90′, Tushaj 72′

KF NAFTËTARI 2-0 K.F MURLANI

Saraçi 57′, Bani 90′

VORA 5-1 KSSH VELEÇIKU

Raboshta 20′, Stafa 35′ , Gjoni 61′, Vrapi 75′, 83’/ Hajdari 41′

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img