Kanë përfunduar zgjedhjet në Shoqatën Rajonale të Futbollit dhe fitues është shpallur ish futbollisti i Tiranës, Krenar Alimehmeti.
Alimehmeti mori mbështetjen e 44 delegatëve, teksa vetëm dy prej tyre votuan në favor të kandidatit tjetër, Eduart Prodani. Në total delegatët me të drejtë vote në Shoqatën Rajonale të Futbollit në Tiranë kanë qenë 67, nga të cilët dy kanë munguar dhe janë paraqitur vetëm 65.
Kandidati Eduart Prodani bashkë me 18 delegatë, u largyan nga ambientet e Shtëpisë së Futbollit para se të mbahet procesi i votimit, pas propozimit për ndryshim të rendit të ditës, për votimin e anëtarëve.