“Abissnet Superiore” mbylli javën e katërt me sfidën Partizani-Erzeni, me shijakasit që surprizuan të kuqtë në Elbasan me rezultatin 0-1.
Me këtë fitore shijakasit marrin vendin e dytë me 8 pikë, ku pas katër javëve ende nuk njeh asnjë humbje dhe ende asnjë gol i pësuar. Nga ana tjetër, Partizani ruan pozitën e vendit të parë me 9 pikë.
Sfida tjetër e ditës së fundit të javës së katërt ishte ajo mes Laçit dhe Bylisit, e cila gjithashtu solli një surprizë, me ballshiotët që shkojnë në vendin e tretë. Ndërkohë kurbinasit ndodhen në vendin e 8 me vetëm 3 pikë.Në sfidat e tjera të kësaj jave, Kastrioti-Tirana dhe Kukësi-Teuta u mbyllën në barazim pa gola, ndërsa Egnatia mundi Vllazninë me rezultatin 3-0.
REZULTATET:
-E PREMTE (09.09.2022)
KUKËSI 0-0 TEUTA
-E SHTUNË (10.09.2022)
KASTRIOTI 0-0 TIRANA
EGNATIA 3-0 VLLAZNIA
Delarzh 23’, Musta 27’, Camaj 59’
-E DIELË (11.09.2022)
LAÇI 0-1 BYLIS
Trumçi 60’
PARTIZANI 0-1 ERZENI
Nonato 12’
RENDITJA: