Thursday, March 28, 2024

Sfida në Korçë, Migen Memelli: “Nuk jemi kualiduar akoma, kishim mungesa”

Lexo

Mbyllet në barazim pa gola 0-0, sfida mes Skëndërbeut dhe Dinamo, e vlefshme për javën e dytë. Korçarët kishin mbështetjen masive në këtë përballje nga tifozeria e tyre, por nuk arritën t’i dhuronin një 3 pikësh.

Prononcimi i Migen Memellit për Oversport:

Takimi? Duke e parë nga çfarë u pa në fushën e lojës, ne luajtëm pak në 10 minutat e para nga presioni i fillimit të ndeshjes. Do vendosnin episodet pasi u krijuan shumë të tillë por nuk u arrit kjo gjë. Ato na sulmuan me topa të gjatë dhe na vunë në vështirësi. Jam i lumtur për këtë pikë.

Skuadra? Mund të jem i kënaqur por kemi bërë mirë dhe në Pukë. Sot mund të kishim 4 pikë apo dhe 6 pikë, kundërshtari ishtë i një niveli si ne pasi kanë investuar shumë në klub. Do i marrim ndeshjet 1 nga 1 dhe të shohim knë vazhdim konsolidimet e ekipeve.

Kontigjenti? Të konsoliduar nuk mund të them pasi këtë javë e shkuar doli më i mirë Beci dhe nuk ishte sot. Dhe mungesat e dy lojtarëve të tjerë ndikuan pak. Duke parë këto lëvizje që projektohen në formacion pasi 3 lojtarë nuk kanë mundësi të ishin kjo na penalizoj. Do duhet të konsolidohemi pasi u munduam shumë të zëvendësojmë mungesat. Do shikojmë në vazhdim për të bërë konsolidimin e duhur për në vazhdim.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img