Monday, November 25, 2024

Me futbollistët shqiptar në Itali

Lexo

Nga Italia-Marco Rrapo

Futbolli shqiptar po bëhet çdo ditë e më tepër, më i afërt dhe më i njohur për shtetin fqinjë të Italisë. Dikur, jo shumë larg, për shqiptarët ishte ëndërr për të prekur bregun tjetër matanë Adriatikut. Dhe sot, kohët kanë ndryshuar, pasi një pjesë e mirë e tyre jetojnë si të barabartë mes të barabartëve me komunitetin italian, duke qënë një urë lidhjeje edhe më të ngushtë mes dy shteteve fqinjë, Shqipërisë dhe Italisë.

Por, ndër të tjera, ato që quhen me të drejtë edhe “ambasadorët” e shqiptarëve në Itali, janë sportistët dhe artistët, ku për hirë të së vertetes, të parët, me popullaritetin e tyre të madh, po ia çojnë edhe më lart imazhin pozitiv të Shqipërisë në shtetin fqinjë.

Në këtë shkrim dedikuar për Portalin “Veriu Sport” me qëndër në Shkodër, do të sjellim në vemendje një panoramë të futbollistëve shqiptar që luajnë në Itali.

Historia e futbollistëve shqiptarë që kanë luajtur në Itali fillon me të madhin Loro Boriçi, i cili në periudhën e para luftës, por edhe më pas, ka qënë pjesë e klubit të njohur Lacio, për të vijuar më pas me dyshen, Naim Kryeziu dhe Riza Lushta të aktivizuar në përbërje të Romës dhe Juventusit, por edhe me dyshen tjetër Biçaku-Llambi, që figurojë të kenë luajtur në Seribë A dhe B italiane.

Në veçanti, për Loro Boriçin, ka një vend të rëndësishëm në historinë e futbollit Italian, teksa në mediat italiane shkruhet me superlativa për figurën e tij: “Loro Boriçi, futbollist historik shqiptar, flamur i klubit më të vjetër në Shqipëri, Vllaznia. Në vitin 1941 në mes të luftës Loro Boriçi, deri në vitin 1943, luan me shumë sukses në klubin e Lacios. Në klubin biancoceleste bëri 18 paraqitje dhe shënoi 3 gola. Debutimi në ligë me Lazion u zhvillua kundër Novarës, duke u bërë kështu një nga shokët sulmues të Silvio Piolës. Në vitin 1944 kthehet në Shqipëri te Vllaznia dhe më pas mbyll karrierën në vitin 1957 te Partizani. Sot Loro Boriçi është një nga legjendat e futbollit shqiptar, me emrin e tij mban edhe stadiumi i qytetit të Shkodrës ku luan skuadra e qytetit, Vllaznia.”, citohet për shkodranin e mirënjohur Boriçi në mediat italiane.

Por, Boriçi, Kryeziu e Lushta, nuk janë të vetmit e historisë sportive që lidhin dy shtetet fqinjë, sepse më pas, realisht pas shumë e shumë vitesh, në skenë del një tjetër brez i artë futbollistësh të taletuar shqiptar që kanë tërhequr vemendjen e opinionit futbollistik e më gjërë Italian.

Sot, në Serinë A italiane janë 11 lojtarë shqiptarë: Bajrami, Ismajli, Asllani (Empoli), Manaj (Spezia), Hysaj (Lazio), Djimsiti (Atalanta), Kumbulla (Romë), Strakosha (Lazio), Berisha (Torino), Veseli (Salernitana) dhe Mele (Bologna).

Nedim Bajrami (Empoli) është lojtari që ka grumbulluar më shumë paraqitje në ligë (22) së bashku me Elseid Hysaj të Lazios. Djimsiti deri më tani ka grumbulluar 18 paraqitje për Atalantën, ndërsa me 17 paraqitje është Manaj i Spezias.

Rey Manaj po përjeton një ligë të mirë, por deri më tani ka arritur të shënojë vetëm dy gola, por lojtari është duke u përmirësuar shumë.

Strakosha duket se nuk është më portieri titullar i padiskutueshëm i Lacios, e njëjta situatë për Berishën që duket se nuk është më portieri titullar i Torinos.

Kumbulla ka luajtur shumë më pak në kampionat me Romën e Josè Mourinhos se sezonin e kaluar. Këtë vit shumë pak paraqitje për mbrojtësin e kombëtares shqiptare.

Futbollisti shqiptar që ka pasur më shumë suksese në Itali mbetet Erjon Bogdani, ish-sulmuesi i kombëtares italiane që në Itali luajti me Chievo Veronën, Reggina, Cesena, Livorno, Hellas Verona dhe Sienën ku e mbylli karrierën futbollistike.

Nga Italia-Marco Rrapo, shkurt 2022

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img