Dinamo fitoi minimalisht 1-0 ndaj Teutës. në ndeshjen e kampionatit të luajtur në “Air Albania”. Pas ndeshjes foli trajneri i Dinamos, Dritan Mehmeti:
“Një ndeshje e tillë në këtë pikë të kampionatit, mund të bie pak cilësia e lojës edhe për efekt të kundërshtarit që është i fortë në ajër. Na e vështirësoi lojën. Në këtë pikë rëndësi kanë pikët. Duhet të ishim më të qetë, e nisëm keq lojën, duhej më shumë konfidencë. Megjithatë, pati shumë dyluftime, mu duk si një ndeshje e futbollit anglez. Kur ka agresivitet të lartë prishet pak cilësia e lojës.
Çdo rezultat pozitiv është i rëndësishëm, por fitorja është qetësia mbi tortë. Të jep shumë qetësi dhe jemi të kënaqur.
A besoj te fati? Siç kanë të tjerët ndaj nesh… Unë nuk besoj, Denisson kishte besim te goditja e tij dhe e goditi siç duhet. Ishte ndeshje me tension dhe nuk mund të jesh në dominim gjatë gjithë kohës. Teuta vinte në një formë të mirë dhe kishin besim. Skuadrat nuk kanë diferenca dhe detajet na ndajnë.
Lojtarët janë të rëndësishëm të gjithë, pjesën e parë e kisha përgatitur në atë formë që të fitoja gjerësi. Linjat e qendrës së Teutës janë me 3 mbrojtësa të fortë dhe aktivizova Tahirin në të dytën. U futëm pak në panik në 20 minutat e para të ndeshjes, kjo është edhe tension që kanë lojtarët. Besoj se pjesën e dytë e dominuam.
Ne duhet të përqëndrohemi në ndeshjen me Kukësin. 4-shja shikohet në ndeshjen e fundit, mendoj vetëm Kukësin”, tha Mehmeti për MC TV.