Saturday, July 27, 2024

Vetëm një gol vendos fitoren e Dinamos ndaj Teutës dhe parakalojnë Tiranën e Skënderbeun

Lexo

DINAMO-TEUTA 1-0 (90’+3′ Denison)

Dinamo fitoi minimalisht 1-0 ndaj Teutës në “Air Albania”, në ndeshjen e kampionatit e vlefshme për javën e 27-të. Ishte një ndeshje me dy tablo, me durrsakët më kërkues në të parën, ndërsa në të dytën, ishin kryeqytetasit në sulm. Teuta gaboi dy herë nga penalltia në minutën e 35-të.

Momenti vendimtar ishte në minutën e 93-të, me Denisson, që nga një kënd i vështirë, ia doli ta dërgojë topin në rrjetë. Një supergol nga braziliani, për t’i dhënë 3 pikë të arta skuadrës së tij.

Me këtë rezultat, dinamovitët janë në vendin e katërt me 42 pikë. Teuta është në vendin e shtatë me 34 pikë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img