Thursday, November 21, 2024

Memelli: Na duhen pikët më tepër se kurrë

Lexo

Skënderbeu ditën e nesërme do të presë në Korçë skuadrën e Vllaznisë në orën 16:45 për të zhvilluar sfidën e javës së 22-të të Abissnet Superiores.

Një sfidë shumë e rëndësihme për korçarët e Migen Memellit të cilët kërkojnë fitoren që iu duhet për mbijetesën e superligë.

Në konferencën për shtyp, tekniku Memelli ka analizuar ndeshjen e nesërme ndërsa komentoi edhe shanset që skuadra e tij ka për të mbijetuar këtë sezon në Superligë.

“Është një ndeshje shumë e rëndësishme në këtë pikë të sezonit, ku më tepër se kurrë na duhen pikët se loja e mirë. Besoj se qëllimi kryesor për ne kur të hymë në fushën e lojës është marrja e pikëve maksimale. Edhe në kushtet që kemi mungesa sepse si staf transferojmë një klimë pozitive edhe tek ata lojtarë që u jepet mundësia për tu futur në fushën e lojës.”

Besoni tek shpëtimi i Skënderbeut? “Duhet t’i marrim ndeshje një pas një , gjëja e fundit që mund të mendoj është rrëzimi. E them me bindje se kur të plotësohet klubi, do ta shikoni sesa solide do jetë skuadra dhe çfarë rezultatesh do kemi. Në këtë pikë mendoj se është momenti që të japim maksimumin. Jemi të ndërgjegjshëm që situata duhet të përmirësohet për të pasur një rritje psikologjike në javët në vazhdim.”

Janë në gjendje lojtarët ta përballojnë vendin ku ndodhen? “Nëse bëjmë një rezultat mirë nesër, që është fitorja, pa diskutim mendoj që ana psikologjike do rritet. Pastaj gjendja e skuadrës do të jetë më e mirë dhe duke përballuar javët në vazhdim. Janë shumë javë për tu luajtur dhe çdo javë është e rëndësishme. Duke pasur besimin që gjërat do ndryshojnë, mendoj që edhe situata në klub do të ndihmojë.”

Avantazh që Vllaznia është larg titullit kampion? “Në këtë pikë do tregoja mungesë respekti nëse flisja për Vllazninë. Çdo skuadër ka planet e veta. Mendoj që për nga kultura sportive, jemi dy qytete të përafërta dhe besoj që nesër do të zhvillojmë një ndeshje të pastër dhe shpresojmë të dalim fitues.”

Ju ka ikur buzëqeshja “Jo aspak, gjithmonë lojtarët më japin besim dhe ec gjithmonë me optimizëm. Unë jam njeriu që mund të dorëzohet në këtë klub.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img