Saturday, May 4, 2024

Devolli: Jemi gati, dua fitoren e parë si trajner kundër Partizanit

Lexo

Dinamo do të luajë derbin e kryeqytetit ndaj Partizanit në “Elbasan Arena” ditën e nesërme në orën 19:45, takim ky i vlefshëm për javën e 22-të të Abissnet Superiores.

Blutë e Bledar Devollit do të kërkojnë që ndaj demave të marrin një rezultat pozitiv, rezultat që mungon prej disa  javësh.

Në konferencën për shtyp, tekniku i Dinamos ka folur për përballjen me Partizanin, që e konsideron një takim të vështirë, ndërsa thekson se skuadra e tij do të marrë edhe fitoren.

Si vjen Dinamo? “Kjo javë ka qenë e mirë, kemi punuar dhe kemi qëndruar afër sepse kemi nevojë. Kemi qenë njmirë nga ana psikologjike, gjë që është shumë e rëndësishme në një ndeshje të vështirë si kjo kundër Partizanit. Kampionati është bërë shumë i egër, dhe nesër na pret një betejë e vërtetë. Un besoj që jemi gati.”

Apel lojtarëve për për treguar se kush janë “E kam thënë që ekipi është shumë i mirë. Mua më pëlqen ekipi. Nga ndeshja e parë me Partizanin deri tek ndeshja e Teutën ekipi ka pasur ngritje. Shkojmë në zonë dhe krijojmë raste dhe kjo më bën optimist për të nesërmen.”

Si i motivoni lojtarët? “Nuk ka ndonjë gjë ekzakte, çunat e dinë vetë pasi janë të përgjegjshëm dhe më bën optimist që do ta kthejmë situatën shumë shpejt.”

Gjendja e ekipit “I kemi të gjithë përveç Sofranakut që e kemi me Simonin të dëmtuar. Pjesa tjetër është, por ekipi është 25 veta, por kemi nevojë për të gjithë.”

Dinamo në sulm nesër? “Nuk më pëlqen të rri mbrapa, unë jam trajner që dua ta mbajmë topin sa më shumë në zotërim. Duke e bërë këtë kemi vetëm të mira, nesër duam të krijojmë raste dhe gola.”

Strategjia e lojës “Strategjia do jetë mbajtja e topit, presing ndaj kundërshtarit kur ka topin. Këto gjëra do kërkojmë deri në fund të kampionatit.”

Asnjë fitore ndaj Partizanit këtë sezon, është ky momenti për Dinamon? “Shpresojmë të kemi fat nesër dhe të vijë fitorja e parë edhe për mua si trajner, por dhe kundër Partizanit.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img