Trajneri Migen Memelli, foli në emisionin “Skaner” në MCN TV, për ecurinë e Tiranës këtë sezon.
Sipas tij, largimi i trajnerit Orges Shehi, ishte i gabuar nga klubi. Memelli listoi gjithashtu problemet e Tiranës, gjatë gjithë sezonit.
Nuk mendoj se Tirana u prish rrugës. E nisi sezonin me oshilacione. Hasani pritej të largohej në gusht. Kalvari i dëmtimeve penalizoi skuadrën.
Lëvizja e Shehit, ishte e gabuar për mendimin tim. Dashur pa dashur, krijohet një alibi në skuadër, që problemin e kanë trajnerët. Dëmtimet e shumta, në mbrojtje kemi parë arnime. Lojtarët nuk gjetën formën e tyre më të mirë.
Tirana nuk kishte edhe fat në disa ndeshje. I mungojnë dy pikët në ndeshjen me Vllazninë. Kanë edhe një shans të fundit dhe është që Egnatia të fitojë Kupën.