Saturday, July 27, 2024

Reagim-Post ndeshja e Play Off Kategoria e Dytë, Iliria-Tërbuni. Pukjanët të zhgënjyer për pritjen jokorrekte në stadiumin e Fushë Krujës

Lexo

Opinion nga Fadil Hyseni-Fotoreporter i Bashkisë Pukë

“U nisem nga Puka me shumë entuziazem në drejtim te stadiumit “Redi Maloku “ te Fushë-Krujes, me një autobuz që Bashkia Pukë kishte vënë në dizpozicion falas vajtje-ardhje, për te ndjekur ndeshjen e futbollit “KF Iliria”dhe “FK Terbuni”. Sapo zbritem nga autobuzi, afer stadiumit, u përballem tek porta hyrëse me disa polic dhe civil që na kërkuan biletat!!!!! Shikuam njëri-tjetrin të habitur!!! Çfar ishte kjo kërkesë ! Përball ishte një (kjosk) dhe afër saj një (kabin) ku shkruhej Biletari !!!!!

Disa nga ne i blem biletat nga dëshira e madhe për te parë ndeshjen, disa të tjer priten nëse do u krijohej mundësia të hynin pa bilet, pasi aty ku shiteshin biletat shkruhej: “Hyrja Falas”

Ato nuk ishin bileta, por ishte një vjedhje e hapur ndaj sportdashësve Pukjanë dhe biletat, as nuk kishin as vul, as radhë dhe asnjë identitet ligjor, por veç çmimin prej 5000 lekesh të vjetra !!!! Policet nuk jepnin asnjë lloj sqarimi, por na kërkuan të dorëzonim disa nga elementet që kishim në xhepa, si (çakmak), tapa të (shisheve të ujit), (çadra) etj !!!!!

Ndeshja pati tensione dhe përplasje nga te dyja ekipet, dhe ne nuk jemi ekspert të gjykimit të ndeshjes, por mbetemi të zhgënjyer se si rrjedhen ngjarjet e kësaj ndeshje te kategorinë se dytë në futboll !!! Tërbuni është Zemra Jonë !!!!!”, shkruan në postimin e tij fotoreporteri i Bashkisë Pukë, Fadil Hyseni.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img