Bernard Berisha rikthehet në Superiore, bashkohet me skuadrën e Dinamos. Lajmi është bërë i ditur nga klubi blu me një postim në rrjetet sociale ku lojtari shfaqet në një foto bashkë me presidentin e skuadrës, Adrian Bardhin.
Berisha ka luajtur në Shqipëri me Besën dhe Skënderbeun, përpara se të transferohej në Rusi te Anzhi, Tarek Grozny e së fundmi te Akhmat Grozny.
Njoftimi i klubit:
Bernard Berisha vishet blu!
Bernard Berisha është lojtari më i ri i Dinamo City. Presidenti Adrian Bardhi, ka bërë surprizën e radhës, duke arritur të bindë futbollistin kosovar për të veshur fanellën blu.
Sulmuesi i njohur kosovar sjell eksperiencë ndërkombëtare te “Nëndetësja” jonë… Ai ka luajtur me Kombëtaren e Kosovës dhe në Rusi.
Berisha gjithashtu e njeh mjaft mirën futbollin shqiptar, pasi më parë ka veshur fanellën e Besës dhe Skënderbeut. Ai vjen si një vlerë e shtuar për skuadrën dhe trajnerin Ilir Daja.