Besëlidhja e mbylli fazën e parë të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Dytë në vendin e parë të grupit A me 26 pikë, e ndjekur nga Sopoti i Librazhdit dhe KF Shiroka me një dhe tre pikë më pak.
Një paraqitje pozitive e skuadrës lezhjane, por, ashtu siç kishin paralajmëruar në mbyllje të vitit të kaluar, drejtuesit kanë nisur përforcimin e skuadrës me elementë të tjerë cilësore.
Dhe, firma e parë zyrtare ka ardhur me mesfushorin Xhulio Mehmeti, të cilin e ka prezantuar zyrtarisht, drejtori sportive, Renato Malota.
Njoftimi zyrtar i KF Besëlidhja
Xhuljo Mehmeti është afrimi i parë në merkaton e Janarit. Mehmeti luan në mesfushë dhe vjen pas eksperiencave në skuadra si Erzeni, Kastrioti apo Liria Prizrenit dhe vjen si vlerë e shtuar në skuadrën tonë.
#MirësevjenXhuljo #ForcaBesëlidhja



