Saturday, January 10, 2026

Merkato-“Blindohet” porta e Besëlidhjes. Firmos portjeri i kombëtares, Marco Molla

Lexo

- Reklamë -spot_img

Besëlidhja e ka seriozisht. Ashtu siç surprizoi me  emrat e merkatos së fillim fesonit 2025-2026, të njëjtën gjë po bën edhe tani duke bërë pjesë të ekipit lojtarë cilësorë. Pas mesfushorit, Xhulio Mehmeti, firma e radhës është ajo me portjerin Marco Molla.

Një portjer ky i rritur në klubin italian Bolonja në Seria A duke qënë pjesë e ekipeve kombëtare të moshave dhe U-21, ndërkohë që pati edhe një përvojë më herët edhe tek Laçi i Superiores.

Me firmosjen e tij, mund të thuhet se falë cilësive të tija, porta e Besëlidhjes është “blinduar”  për pjesën e dytë të sezonit futbollistik. Ka qënë drejtori sportiv i lezhjanëve Renato Malota, i cili ka bërë prezantimin e Mollës me uniformën e Besëlidhjes.

Njoftimi zyrtar i KF Besëlidhja

 Marco Molla është gardiani më i ri i portës sonë. Portieri 23-vjeçar vjen si pjesë e Bologna në Seria A nga akademia deri në ekipin primar, ku ka provuar dhe eksperienca të tjera në klube elitare. #MirësevjenMarco #forcaBesëlidhja

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img