Merkato- E prisnin te Vllaznia, braziliani Viktor Da Silva firmos për Bylisin. Të dielën në “Loro Boriçi” përballë kuqebluve

Brazilianin Viktor Da Silva, një futbollist që luajtur për Vllazninë edhe më herët, e prisnin në Shkodër të firmoste për Vllazninë, aty ku edhe e parapëlqente vetë trajneri Tomas Brdariç.

Në fakt, Da Silva, mbërriti në Shkodër dhe burimet pranë klubit kuqeblu e patën bërë fakt të kryer firmosjen e tij me Vllazninë, por, krejt papritur Da Silva do të largohej nga Shkodra duke lënë gjithçka enigmë rreth këtij vendimi.

Ndërkohë, sot bëhet e ditur zyrtarisht që Viktor Da Silva të ketë firmosur për KF Bylis, pikërisht me skuadrën e cila do të jetë mysafire në “Loro Boriçi” këtë fundjavë, të dielën e 9 shkurtit për javn e 24-tët të Abissnet Superiore.

NJOFTIM i FK Bylis!

FK BYLIS zyrtarizon dhe prezanton brazilianin Viktor Da Silva. Mesfushori me tipare sulmuese nuk është një emër i panjohur, pasi më parë ka luajtur me klubet e Vllaznisë dhe Partizanit në Superioren tonë, duke lënë gjurmë dhe spikatur me performancën dhe golat e tij.

Braziliani Da Silva është vënë nën urdhërat e stafit tenik dhe pritet që të jetë një forcë më shumë në organikën e skuadrës sonë dhe do të jetë gati që në sfidën e sotme ndaj Egnatias.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu