Monday, December 8, 2025

Merkato-Edhe dy përforcime të tjera për Teutën. Firmosin, Florian Përgjoni dhe Harallamb Qaqi

Lexo

- Reklamë -spot_img

Dita e sotme për klubin durrsak është shoqëruar me firma të futbollistëve, të cilët vijojnë të kompletojnë skuadrën bregdetare. Kështu, pas portjerit Gentian Selmani, që vjen nga Tirana, për Teutën kanë firmosur edhe mbrojtësit Florian Përgjoni dhe Harallamb Qaqi.

Njoftimi i klubit:

Zyrtare: Florian Përgjoni bashkohet me Teutën!

Mbrojtësi lezhjan ka firmosur sot me Teutën dhe do të jetë pjesë e skuadrës blu për sezonin 2025-2026! Pergjoni vjen nga Tirana dhe është një nga emrat më të konsoliduar në futbollin shqiptar, me eksperiencë të gjatë në Kategorinë Superiore.

Luan si mbrojtës i majtë, duke sjellë fleksibilitet, siguri dhe përvojë në repartin defensiv të ekipit tonë.

Një afrim me shumë vlera për objektivat e Teutës në sezonin e ri!

Welcome Back, Harallamb Qaqi!

KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë se mbrojtësi Harallamb Qaqi është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë.

Lojtari i është bashkuar Teutës pas një sezoni me AF Elbasanin.

Pas arritjes së marrëveshjes dhe zyrtarizimit të bashkëpunimit, Qaqi është bashkuar që sot me skuadrën në Durrës, ku po zhvillohen përgatitjet për sezonin e ri 2025/2026.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Lushnja kthehet tek fitorja, mund në transfertë Luftëtarin 1-2. (Kategoria e Parë-java e 15-të)

Luftëtari-Lushnja 1-2(Shënues: Kalonji Stërling 71’/Salvatore Ribaudo 18’, Marjus Korreshi 29’) Luftëtari:Mamadov,Zaimi,Isteri(Mërkuri 73),Diamanti,S.Puci(Solomon 63),Cereni(Ziaj 63),Tuni,Ramadani(Bashari 54),Stërling,Lala,Zani Trajner:Bledar Devolli Lushnja:Haremi,Hida,Deliaj(Deliaj 34),Korreshi,Kaçanolli,Canka,Uesli(Kuasi 34),Ribaudo(Olola 74),Kamisoko(Zaganjori...
- Advertisement -spot_img