Merkato-Egnatia firmos me sulmuesin Deivid Hoxha. 19-vjeçari, 1.93 metra i gjatë vjen nga Panetolikos-Greqi

Lexo

- Reklamë -spot_img

Deivid Hoxha është lojtari më i ri i Egnatias. Klubi rrogozhinas ka zyrtarizuar sot afrimin e sulmuesit 19-vjeçar nëpërmjet një postimi në kanalet e veta në rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për një lojtar shtatlartë, 1.93 metra igjatë, që vjen nga Greqia, ku së fundi ka qenë pjesë e Panetolikos. Hoxha gjithashtu është pjesë e Kombëtares shqiptare U-19.

Kampionët e Shqipërisë shtojnë forcat në sulm dhe trajneri Nevil Dede do të ketë edhe një alternativë më shumë. Egnatia do të ketë një periudhë të ngjeshur ndeshjesh, pasi është kualifikuar në grupet e Conference League, kështu që ka nevojë për një organikë sa më të pasur.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img