Që prej ditës së sotme, Ersin Hakaj është pronë e AF Elbasani. Mëngjërashi që me përfundimin e kontratës me kuqeblutë u la i lirë nga KF Vllaznia me 2 qershor, ka vlerësuar ofertën financiare si dhe projektin ambicioz të verdhebluve duke mbyllur gjithçka me drejtuesit e AF Elbasani.
Hakaj ishte pasditen e sotme në Elbasan ku ndoqi nga afër miqësoren që verdheblutë luajtën në shtëpi me Vorën, të cilën e fituan me rezultatin 2 me 0. Po pasditen e sotme, në praninë e drejtorit sportiv Elton Guranjaku, Hakaj ka firmosur zyrtarisht kontratën, e cila konsiston me afat dy vjeçar.
Nga sa bëhet e ditur, Hakaj është kthyer mbrëjen e së shtunës sërishmi në Shkodër, ndërkohë që mëngjesin e së hënës duhet të jetë në Elbhasan për t’iu bashkuar skuadrës verdheblu në seancën e parë stërvitore të ditës.
Një lëvizje e tillë, nga Vllaznia tek Elbasani, natyrshëm që forcon prapavijën e skuadrën verdheblu, por ndërkohë dobëson jo pak përformancën e kuqebluve në të majtë të repartit të mbrojtjes, gjë që u pa qartë edhe në dy ndeshjet e UEFA Conferencë League, ku Vllaznia pati jo pak probleme në atë krah.
Fatmir POPJA-Elbasan