Merkato-FC Mitrovica fimos me sulmuesin shkodran Albi Shpuza. Shtatlarti 22 vjeçar ka luajtur për Vllazninë si dhe skuadra të tjera të kampionatit shqiptar dhe Kosovë

Pjesa e dytë e sezonit futbollistik 2024-2025 për futbollistin shkodran Albi Shpuza do të vijojë duke qënë pjesë e klubit kosovar, FC Mitrovica. Edhe pse në një moshë të re 22 vjeçare, shtatlarti që i përket familjes sportive shkodrane Shpuza, krahas Vllaznisë, ka luajtur edhe për disa skuadra të tjera të kampionatit shqiptar dhe atij kosovar.

Falë vlerave të shfaqur në repartin e sulmit, Albi Shpuza është preferuar vazhdimisht edhe nga trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave, U19 dhe U21. Karriera e tij sportive tashmë do të jetë e përqëndruar në futbollin kosovar duke mbajtur uniformën e FC Mitrovicës, me të cilën, që prej ditës së sotme është bashkuar me skuadrën në stërvitje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu