Laçi zyrtarizon blerjen e parë në merkaton e janarit. Klubi kurbinas njofton se ka arritur të sigurojë shërbimet e mbrojtësit Indrit Prodani, që pjesën e parë të sezonit ishte pjesë e Dinamo City.
Për 25-vjeçarin bëhet fjalë për një rikthim në shtëpi, pasi rikthehet në skuadrën e vendlindjes, aty ku hodhi hapat e parë në futbollin profesionist.
“KF Laçi njofton se mbrojtësi i majtë, Indrit Prodani, rikthehet në ekipin tonë pas eksperiencave me Kastriotin dhe Dinamon. I urojmë Indritit suksese me fanellën e Laçit”, shkruhet në njoftimin e klubit kurbinas.