Saturday, May 18, 2024

Kupa e Shqipërisë-Sot, 16 skuadra në garë për të sigurar një “biletë” në tetëshën më të mirë. Mësoni trupat gjykuese në të gjitha duelet

Lexo

Të gjitha skuadrat e Superiores dhe disa nga Kategoria e Parë do të zbresin ditën e sotme në fushën e lojës për të bërë mes tyre llogaritë e fazës së 1/8-ave të Kupës së Shqipërisë. Duele dhe sfida mjaft interesante janë në program,të cilat marrin vëmendjen e tifozëve,teksa janë takime me eleminim direkt.

Gjashtë takime do të startojnë në orën 13:00,ndërsa dy të tjera duke nisur që nga ora 17:00.  Gjashtë ekipe vijnë nga Kategoria e Parë dhe 10 të tjera nga Superiorja. Kryesuesit e “Abisnet Superiore” Egnatia do të përballen me Lushnjen. Ndërsa Partizani në fazën e 1/8-ave do të përballet me Apoloninë. Tirana në këtë fazë ka si kundërshtarë Korabin,ndërsa një takim i fortë është ai mes dy skuadrave të “Abisnet Superiore”, Laçi-Dinamo.

Në të njëjtën orë do të luhen edhe dy sfida të tjera që premtojnë spektakël,Kukësi-Elbasani dhe Erzeni-Bylis. Dy ndeshjet e tjera të Kupës së Shqipërisë do të startojnë në orën 17:00. Vllaznia do të përballet me Flamurtarin dhe në orën 17:00 do të luhet edhe një tjetër takim shumë i fortë mes dy skuadrave të “Abisnet Superiore” Teuta-Skënderbeu.

Për të gjithë këto takime janë vendosur se kush do të jenë arbitrat dhe zyrtarët që do të survejojnë këto takime. “Veriu Sport” ka mësuar edhe emrat e tyre të cilët janë si më poshtë:

Partizani-Apolonia

Arbitër kryesor:Emanuela Rusta(Elbasan)

Asistent 1:Emigers Ganxhi(Elbasan)

Asistent 2:Ediena Kapxhiu(Durrës)

Arbitër i 4-të:Olsion Yzeiraj(Patos)

Delegat:Eraldi Shera(Shijak)

Vëzhgues:Arben Molla(Tiranë)

Tirana-Korabi

Arbitër kryesor:Ermis Çelaj(Vlorë)

Asistent 1:Taulant Kasa(Vlorë)

Asistent 2:Jemin Isufi(Vlorë)

Arbitër i 4-të:Klajdi Qëndraj(Vlorë)

Delegat:Marjus Sulejmani(Tiranë)

Vëzhgues:Albano Janku(Tiranë)

Egnatia-Lushnja

Arbitër kryesor:Ditmir Grimci(Shkodër)

Asistent 1:Ilir Cani(Tiranë)

Asistent 2:Krist Zefej(Lezhë)

Arbitër i 4-të:Indrit Myrtja(Shkodër)

Delegat:Bujar Pregja(Tiranë)

Vëzhgues:Klajdi Kola(Tiranë)

Laçi-Dinamo

Arbitër kryesor:Klodian Shahini(Durrës)

Asistent 1:Rejdi Avdo(Tiranë)

Asistent 2:Heraj Lisaku(Durrës)

Arbitër i 4-të:Adrian Beqiraj(Tiranë)

Delegat:Besnik Çela(Tiranë)

Vëzhgues:Mentor Sopjani(Elbasan)

Erzeni-Bylis

Arbitër kryesor:Erjon Bylykbashi(Elbasan)

Asistent 1:Erind Burgu(Fushë-Krujë)

Asistent 2:Rexhep Muzhaqi(Elbasan)

Arbitër i 4-të:Silvio Dyrmishi(Elbasan)

Delegat:Alban Tafaj(Tiranë)

Vëzhgues:Kridens Meta(Tiranë)

Vllaznia-Flamurtari

Arbitër kryesor:Laver Alla(Lushnje)

Asistent 1:Devis Korreshi(Lushnje)

Asistent 2:Edlir Malo(Lushnje)

Arbitër i 4-të:Olti Çela(Lushnje)

Delegat:Uvil Zajmi(Tiranë)

Vëzhgues:Ilirjan Kristo(Tiranë)

Teuta-Skënderbeu

Arbitër kryesor:Erjon Bastari(Tiranë)

Asistent 1:Denis Rexha(Tiranë)

Asistent 2:Rejdi Zajimi(Tiranë)

Arbitër i 4-të:Dorjan Maletaj(Tropojë)

Delegat:Petrit Brahja(Tiranë)

Vëzhgues:Ervis Peza(Tiranë)

Kukësi-Elbasani

Arbitër kryesor:Kreshnik Cjapi(Fier)

Asistent 1:Ilir Tartaraj(Fier)

Asistent 2:Alfred Shkreta(Tiranë)

Arbitër i 4-të:Sokol Bebja(Tiranë)

Delegat:Astrit Maçi(Tiranë)

Vëzhgues:Tanush Latifi(Gjirokastër)

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img