Klubi i Futbollit Vllaznia ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me futbollistin 20 vjeçar Egzon Shimaj. Ai është produkt i Akademisë Vllaznia ku është shpallur kampion me U-19 duke luajtur në kompeticionin europian të Uefa Youth League. Shimaj rikthehet tek Vllaznia pas një eksperience 2-vjeçare me Besën e Kavajës. Ndërkohë mbrojtësi shkodran ka qënë edhe pjesë sistematike e kombëtareve të moshave U-17, U-19, U-20 . Me këtë rikthim Vllaznia synon të adresojë një vëmendje të shtuar për të rinjtë shkodranë për t’ i dhënë besimin e duhur në arritjen e sukseseve të mëtejshme!