Thursday, April 18, 2024

(Video) Hapet sezoni turistik në Velipojë, gara dhe trajnime me grupe fëmijësh në sported ujore si Kanoa, Windsurf dhe SUP- Intervistë me Drejtorin e Turizmit në Bashkinë Shkodër, Gentjan Mema dhe pamje nga aktiviteti

Lexo

Velipoja ka çelur këtë të shtunë më 5 Qershor sezonin turistik duke mirëpritur shumë turistë vendas dhe të huaj që zgjodhën të kalojnë ditën mes sportit, argëtimit dhe bukurive që ofron Velipoja. Eventi i hapjes së sezonit turistik është paraprirë me një fushatë të dedikuar në rrjetet sociale që ka ngjallur interes dhe entuziazëm për të gjithëvendasit, operatorët turistik dhe gjithë hallkat e rëndësishme të zinxhirit turistik. Fushata është lançuar në rrjetet sociale me një spot promovues qëe do të shoqerojë gjithë sezonin veror për t’i kujtuar turistëve vendas dhe të huaj bukuritë dhe format e argëtimit që ofron Velipoja. Ideuar nga Mandarina Project me mbështetjen e Bashkisë Shkodër, sipas metodoligjisë LOD, ky project sjellë një risi përsa i përket modelit të hapjes së sezonit turistik.

Ajo çka e bën më të veçantë këtë ditë është prezenca e shumtë e fëmijëve që do të praktikojnë me grupe sported ujore si Kanoa, Ëindsurf dhe SUP. Rëndësi të veçantë këtë vit i është kushtuar edhe marrëdhënies së fëmijev edhe të rinjve me detin, rërën dhe natyren.

Dita e hapjes së sezonit sjellë jo vetëm argëtim por edhe edukon brezin e ri siç janë fëmijët me dashurinë për detin, natyrën dhe sportet ujore. E bukura e këtij sezoni është edhe prezenca e veçantë në kanalet e rrjeteve sociale ku mijëra turistë mund të ndjekin në kohë reale postime dhe imazhe të kuruara deri në detaj që ftojnë për të kaluar një ditë ndryshe në Velipojë.

Këtë vit, ndryshe nga çdo vit tjetër Velipoja do të promovohet si një formë turizmi moderne dhe aktive që ofron një sërë formash argëtimi jo vetëm për familjet por edhe për të rinjtë dhe fëmijët. E rëndësishme është që përveç hapjes së sezonit, Velipoja do të promovohet online përgjatë gjithë verës duke sjellë në sytë e turistëve një paketë të plotë turistike. Pergjate gjithe dites, u lancua nje pakete speciale promovuese me 10 mini video- intervista live,  qe u postuan ne faqen e Bashkise ne Social Media dhe ne faqet e tjera te perfshira te turizmit. Kjo pakete solli permes video -intervistave te realizuara me xhirime reale te operatoreve turistike, qasjen e tyre ndaj territorit, ftesen e tyre per te vizituar Velipojen.

Falë një kombinimi perfekt të aktiviteteve online dhe në terren por edhe falë përfshirjes së gjithë grup moshave Velipoja do të vijë në syte e të gjithë turistëve vendas e të huaj si një destinacion që ofron një pakete të plotë turistike duke nisur që nga akomodimi, restorantet, aktivitetet sportive si dhe një jetë nate aktive. Gjithashtu për të parin vit Velipoja ofron për të gjithë pushuesit edhe paketën all inclusive.

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img