Friday, September 20, 2024

Merkato- Matar Dieye, lojtari më i ri i Vllaznisë. Senegalezi 26 vjeçar, sot është në dispozicion të trajnerit Brdariç për sfidën ndaj Partizanit

Lexo

Matar Dieye, është lojtari më i ri i Klubit të Futbollit Vllaznia. Senegalezi 26 vjeçar, 1 metër dhe 91 cm i gjatë, vjen në Shkodër për llogari të repartit të sulmit kuqeblu, pikërisht aty ku Vllaznia kishte kohë që kërkonte një alternativë serioze përkrah kapitenit Bekim Balaj.

Për një mundësi të tillë u provua edhe malazezi Danin Taloviç, por nuk arriti të bindë stafin, i cili tashmë vendosi t’i besojë senegalezit Dieye, në CV-në e të cilit paraqitet një karrierë e pasur, si pjesë e disa skuadrave, duke filluar nga kampionati Finlandez, Hungaresz, Kroat, Ukrainas dhe Maltez.

Nisur nga vlerat e tij si futbollist, menaxherët që e shoqërojnë nuk kanë preferuar që klienti i tyre Matar Dieye të merrej në provë duke kërkuar që të mbyllej gjithçka menjëherë në kontratën dy palëshe. Kështu, pas bisedave paraprake dhe firmosjes së kontratës me presidentin kuqeblu Alban Xhaferi, ai do të jetë bë dispozicion të trajnerit Brdariç që në seancën e pasdites së martë.

Veshja kuqeblu e këtij futbollisti ka ardhur në momentin e duhur, kur pikërisht, sot, skuadra kuqeblu nis përgatitjet anti-Partizan, skuadrën që do të ndeshet në transfertë për javën e parë të Superiores së futbollit shqiptar, sezoni 2024-2025.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img