Thursday, September 19, 2024

Merkato-Maurice Hodge, amerikani i radhës për Vllazninë e Basket meshkuj. Firma e katërt brenda javës, skuadra e trajnerit Bekteshi po merr formën e duhur

Lexo

Vllaznia e basketbollit për meshkuj ka filluar të marrë formën e duhur. Të parët që iu bashkuan në fillim javë kuqebluve të koshit ishin dy amerikanët Michael Ëright dhe Michael Lenoir. Më pas, drejtuesit bindën shkodranin Robert Shestani të rikthehej në shtëpi pas tre viteve eksperience të suksesshme me Besëlidhja Basket, ku ai u kurorëzua kampion vitin e kaluar, por edhe me paraqitjet e tij të shkëlqyera në ligat e Malit të Zi dhe Kosovës, ku ka treguar aftësi të jashtëzakonshme dhe një përkushtim të pashoq në fushë.

Ndërkohë, sot ka ardhur edhe firma e katërt radhazi për kampin kueblu, i cili është një tjetër amerikan. Bëhet fjalë për Maurice Hodge Jr!. Njoftimi në fjalë përcillet nga faqja zyrtare e Shoqatës së Basketbollit Vllaznia, në të cilin thuhet:

New Signing alert Me shumë entuziazëm ju njoftojmë për afrimin më të ri në ekipin tonë, Maurice Hodge Jr! Me një gjatësi prej 193 cm dhe që luan në pozicionet 1/2, ai vjen për të përforcuar Vllazninë dhe për të sjellë energji të re në skuadër! Jemi gati për të arritur rezultate të mëdha këtë sezon!

New Signing alert

Ëe are thrilled to announce the neëest addition to our team, Maurice Hodge Jr! Standing at 193 cm and playing the 1/2 position, he joins Vllaznia to bring fresh energy to the squad! Ëe’re ready to achieve great results this season!

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img