Saturday, November 23, 2024

Merkato, në Shkodër presin Ergys Kaçen, por asgjë e re deri më tash tek Vllaznia

Lexo

Kuqeblutë janë në kërkim të futbollistëve cilësorë për të përforcuar skuadrën në pjesën e dytë të sezonit, dhe për këtë deklaratat nga kampi shkodran kanë bërë me dije se Vllaznia do të ofrojë në skuadër lojtarë potent që bëjnë diferencen në futbollin shqiptar. Një gjë e tillë ka entuziasmuar pa masë tifozërinë shkodrane, e cila shpreson se skuadra e tyre këtë sezon do të arrijë objektivin e madh të fitimit të titullit kampion.

Nisur nga ajo që kryebashkiakja shkodrane Voltana Ademi dhe menaxheri Elton Marini, deklaruan mbrëmë në emisionin sportin Pressing në ABC të drejtuar nga kolegu Gerti Çarçani, e marta do ta gjente Vllazninë me prezantimin e një emri shumë cilësor, por të paktën deri në orët e mesdites nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga kupola e klubit shkodran.

Ndonëse, identiteti i futbollistit në fjalë, akoma nuk është bërë i njohur, nga burime konfindenciale pranë kuqebluve, thuhet se bëhet fjalë për Ergys Kaçen e kombëtares kuqezi.

Skuadra shkodrane zhvilloi paraditen e së martes seancen stervitore, të parën për këtë vit kalendarik”, por, jo vetem në fushën e blertë, por as në mjediset e zyrave të klubit të futbollit Vllaznia nuk u pa asnjë futbollist i ri ë ka të bëjë me merkaton.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img