Tuesday, October 8, 2024

Merkato kuqeblu, 5 largime dhe vetem 1 i ofruar tek Vllaznia

Lexo

Që nga 1 janari 2021 është hapur zyrtarisht merkato e futbollit. Nga sa bëhet e ditur, në kampin kuqeblu nuk kanë pritur datën zyrtare të hapjes së merkatos, pasi ato kanë nisur shumë më herët interesimet e tyre për gjetjen e futbollistëve të duhur që do ishërbejnë teknikut kuqeblu për një vazhdimësi edhe më pozitive të sezonit futbollistik. Në këtë aspekt, janë të shumë emrat që lakohen, ku kryesisht pista kryesore është për futbollistë të huaj. Ndërkohë, ajo që duhet theksuar ka të bëjë edhe me largime të futbollistëve kuqeblu.

Kështu, nga lista e 25 futbollistëve me të cilët Vllaznia e filloi sezonin futbollistik në këtë fillim viti ka firo. Pas Elmir Lekajt që ka firmosur në kampionatin kosovar, dhe moldanit  Eugenio Sidorenko që i përfundoi kontrata dhe që drejtuesit nuk preferuan ta mbanin më në skuadër, të njëjtën gjë bëri edhe Kristofer Mantiangos. Nga sa bëhet e ditur, për futbollistin me ngjyrë Mantiangos i aktivizuar në ekipet gjermane dhe polake, destinacioni i tij fillestar është në Gjermani ku edhe po kurohet nga dëmtimi që ka vuajtur të gjithë sezonin.

Ndërkohë, largimin nga Vllaznia e kanë konfirmuar edhe dy futbollistët shkodranë, Behar Ramadani dhe Enes Isufi, edhe ato me të njëjtin destinacion, Kosovën, por me ndonjë alternativë edhe në kampionatin shqiptar. Ndonëse, mediatikisht ka pasur zëra për një largim të mundshëm edhe të brazilianit Viktor Da Silva me destinacion Partizanin, deri më tash nuk ka diçka zyrtare.  

Në listën e largimeve mund të konsiderohet edhe ai i Elmir Malokut, futbollistit që i përket repartit të sulmit. Ajo që nuk shkon me rastin Maloku ka të bëjë me atë, se futbollisti në fjalë prej dy muajsh ka qënë i sistemuar në Shkodër duke u trajtuar nga klubi Vllaznia. Ai stervitej rregullisht me kuqeblutë, madje ka zhvilluar edhe ndeshje miqësore me uniformën e Vllaznisë duke u konsideruar pjesë e Vllaznisë. Por, pikërisht në momentin final të hapjes së merkatos, ndodhë ajo që nuk duhet të ndodhte. Nga sa bëhet e ditur, futbollisti Maloku nuk ka rënë dakort me kushtet e kontratës duke u larguar nga Shkodra. Megjithatë, duhet pritur pasi në vijim gjërat edhe mund të ndryshojnë për mirë, gjithnjë nëse drejtuesit e klubit do t’ia plotësojnë kërkesat e parashtruara nga futbollisti. Ndërkohë që numri i të larguarve është 5, ai i të ofruarve në skuadër, të kaptën deri më tani, është vetem 1. Ai është shkodrani Abdurrahman Fangaj, futbollist i dalë nga Akademia Vllaznia, i cili për pesë vite me radhë ishte pjesë e Laçit, ndërkohë që tashmë ai ka firmosur për Vllazninë, duke qënë i vetmi deri më tani që figuron zyrtarisht si blerja e parë e kuqebluve në merkaton e janarit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img