Monday, August 18, 2025

Merkato-Presidenti i Vllaznia Elit-Milano, Bernard Gjekaj, sjell 3 senegalez në prov tek Vllaznia e Shkodrës

Lexo

Bashkëpunimet mes Vllaznisë së Shkodrës dhe Vllaznisë Elite-Milano, një skuadër futbolli që konkuron në ligën amatore të futbollit italian, kanë nisur që prej vitit të kaluar, ndërkohë që në vijim, mes dy skuadrave u arrit të zhvillohej një ndeshje miqësore në stadiumin “Loro Boriçi”.

Por, në vijim, falë mirëkuptimit dhe miqësisë mes dy presidentëve, Alban Xhaferi dhe Bernard Gjekaj, bashkëpunimi shënoi një rritje akoma më të madhe. Një gjë e tillë u pa edhe kur në momentin e kthimit të Vllaznisë nga Islanda, presidenti i Vllaznia Elite në Milano, Gjekaj, i rezeroi një pritje miqësore dhe vëllazërore ekipit kuqeblu në Milano. Një darkë e përbashkët mes dy ekipeve, e cila krahas të tjerave, shërbeu edhe si forcim i miqësisë mes dy klubeve.

Ndërkohë, me elementin që ka në dispozicion në klubin e tij Vllaznia Elite, por edhe në kontaktet që ai ka në Senegal, presidenti Vllaznia Elite, Benard Gjekaj, ka menduar të kontribuojë për Vllazninë e Shkodrës duke sjellë në qytetin verior, tre futbollistë të moshave të reja nga Senegali.

Ato janë: ALIONE LO, sulmues 25 vjeç, MUSTAPHA LO, mesfushor qendre edhe krahu, 21  vjeç dhe FALLO FALL, mbrojtës, 25 vjeç.

Sipas marrëveshjes përkatëse, futbollistët në fjalë, kanë mbërritur në Shkodër, dhe do të qëndrojnë për disa ditë në provë tek Vllaznia, e cila pritet t’i testojë edhe në ndeshjet miqësore të planifikuara këto ditë, ku më pas do të jepet vendimi për to, nëse do të qëndrojnë në Shkodër apo të kthehen në Itali.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img