Monday, November 25, 2024

Merkato-Shkodrani Arsid Kruja, zyrtarisht futbollist i Teutës së Durrësit

Lexo

Largimi, jo me dëshirën e tij nga Vllaznia, bëri që mesfushori shkodran Arsid Kruja, të kërkonte një skuadër tjetër për të vijuar karrieren sportive. Falë vlerave të tij si një futbollist që luan në shumë pozicione, për 30 vjeçarin shkodran shfaqen interes disa klube të Superiores së futbollit shqiptar, por edhe nga Maqedonia e Veriut siç ishte skuadra e Strugës.

Mes tyre, Kruja preferoi Teutën e Durrësit, skuadër me të cilën ka luajtur edhe më herët dhe është larguar me kujtimet dhe respektin më të madh për drejtuesit dhe në veçanti presidentin Edmond Hasanbelliu.

Nga sa bëhet e ditur, pasditen e sotme, Kruja ka qënë prezent në zyrat e Klubit të Futbollit Teuta të Durrësit, ku në prezencë të presidentit Hasanbelliu ka nënshkruar kontraten zyrtare.

“WELCOME ARSID KRUJA!

KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë se mesfushori i djathtë, Arsid Kruja është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Klubi ynë ka arritur ditën e sotme një marrëveshje me lojtarin 30 vjeçar, i cili vjen te #Teuta pas paraqitjeve shumë të mira në ekipin e #vllaznisë. KF Teuta i uron mirëseardhje mesfushori #ArsidKruja dhe i uron shumë suksese me fanellën e klubit tonë. #miresevjenarsidkruja#forcateuta”, – shkruhet në njoftimin zyrtar që KF Teuta bëri pasditen e sotme për median.

Po sot, Teuta ka prezantuar edhe dy blerjet e tjera të reja, sulmuesin, Realdo Fili i cili vjen te Teuta pas paraqitjeve shumë të mira në ekipin e Çernomorets Odesa në Ukrainë, si dhe sulmesin tjetër anësor, Aldi Gjumsi, i cili më herët ishte zyrtarisht pjesë e Tiranës.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img