Saturday, July 27, 2024

Merkato-Shkodrani Edon Hasani, firmos për AF Elbasanin. Një tjetër përforcim dinjitoz për verdheblutë që kërkojnë Superioren

Lexo

Ndonëse skuadër e Kampionatit Kombëtar të kategorisë së AF Elbasani po formaton një skuadër me emra të njohur dhe potent të futbollit shqiptar, pjesa  më e madhe e të cilëve vijnë nga kategoria Superiore.

Në vazhdën e prezantimeve, mesditen e sotme drejtuesit e Akademisë së Futbollit Elbasani kanë prezantuar mesfushorin shkodran, Edon Hasani. Një futbollist ky me shumë përvojë, i cili krahas Vllaznisë, ka luajtur edhe me skuadra të tjera, brenda dhe jashtë vendit, përfshirë edhe Tiranën dhe Kukësin, ndërkohë që sezonin e kaluar e mbylli me Kastriotin.

Me veshjen verdheblu të Edon Hasanit, por edhe me emrat e tjerë po aq me peshë që kanë firmosur më herët, AF Elbasan, drejtimi i të cilit i është besuar trajnerit Nevil Dede, ish futbollist kampion me Elbasanin, objektivat e kësaj skuadre janë për kualifikimin në Superiore.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img