Wednesday, January 8, 2025

Merkato-Talenti Jordi Jaku transferohet në Itali. Bolonja paguan 250 mijë euro në arkat e Tiranës për 18 vjeçarin nga Rrësheni

Lexo

18 vjeçari i talentuar nga Rrësheni Jordi Jaku që ishte pjesë e bardhebluve është transferuar në Itali. Bolonja dhe Tirana kanë gjetur gjuhën e përbashkët sa i përket kartonit të Jordi Jakut.

Klubi emiljan ka pranuar që të paguajë plot 250.000 mijë euro për Jakun, ku burime pranë klubit bardheblu tregojnë se gjatë tratativave, të cilat vazhdonin prej ditësh, kanë mundur që të sigurojnë edhe 15% të shifrës së kartonit të lojtarit në rast se do të shitet nga skuadra italiane në ndonjë skuadër tjetër.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img