Një tjetër futbollist shqiptar transferohet nga klubet e Superiores në Itali. Jo në futbollin e elitës, por në kategoritë me të ulëta, për të tentuar ngjitjen hap pas hapi.
Mesfushori 18-vjeçar Xhoel Hajdari, i ka dhënë lamtumirën kuqebluve të Vllaznisë dhe është transferuar në Itali, ku është bërë pjesë e klubit të Sora në Serinë D. Hajdari, ia doli të debutonte me Vllazninë në fundin e sezonit të kaluar, duke luajtur ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Skënderbeut në kampionat si dhe më pas atë ndaj korçarëve në ”Final Four”:
Djaloshi ka luajtur me përfaqësueset e moshave dhe tashmë do të ketë mundësinë të tregojë vlerat e tij edhe në futbollin italian.
Panorama Sport