Ballina Futboll Merkato-Teuta firmos me mesfushorin Ardit Toli, që sezonin e kaluar ishte pjesë...

Merkato-Teuta firmos me mesfushorin Ardit Toli, që sezonin e kaluar ishte pjesë e Dinamos

Teuta vazhdon të përforcojë organikën në prag të startit të sezonit të ri të kampionatit Abissnet Superiore. Klubi durrsak njofton se ka siguruar shërbimet e mesfushorit Ardit Toli, që sezonin e kaluar ishte pjesë e Dinamos.

“Teuta ka kënaqësinë të njoftojë se mesfushori Ardit Toli është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë!

Sot, klubi ynë ka arritur një marrëveshje me lojtarin 28-vjeçar, i cili bashkohet me ekipin tonë pas paraqitjeve mjaft të mira me ekipin e Dinamo City”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Teuta është treguar shumë aktive në merkato dhe deri më tani ka afruar në skuadër Sebastian Gonzales Zelën, Dokën, Shalën, Qaqin, Përgjonin dhe Selmanin.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu