Thursday, September 19, 2024

Merkato-Tirana përforcohet në prapavijë me Mahamadou Dembele i ardhur nga akademia e PSG-së

Lexo

Tirana vazhdon që të përforcojë organikën në prag të sezonit të ri. Klubi kryeqytetas prezanton blerjen më të re. Qendërmbrojtësi Mahamadou Dembele, i rritur në akademinë e PSG-së, nga sot është zyrtarisht një lojtar i Tiranës.

“Klubi i Futbollit Tirana njofton se ka arritur marrëveshjen me qendërmbrojtësin Mahamadou Dembele!

25-vjeçari francez është një prodhim i akademisë së PSG-së, teksa ka luajtur me skuadra si Salzburg, Troyes e Sitard. Dembele ka qenë gjithashtu pjesë kombëtares së Francës, që nga U16 deri në U21.

Klubi i Tiranës i uron mirëseardhje në familjen bardh’ e blu!”, shkruhet në njoftimin e klubit kryeqytetas.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img