Saturday, November 23, 2024

Merkato-Tirana projekton Gurishten për prapavijën bardheblu

Lexo

Nuk është hera e parë që Tirana tenton të veshë bardheblu Erdenis Gurishten. Një gjë të tillë e ka bërë edhe gjatë sezoneve të mëparshme kur ai luante me Vllazninë, por ish kapiteni kuqeblu zgjodi të luante jashtë vendit duke u transferuar në Bullgaria te CSKA 1948.

Ndërkohë, në këtë fillim merkato, Tirana rihap përsëri pistën “Gurishta”. Ka qënë një takim që mbrojtësi shkodran Erdenis Gurishta ka bërë ditën e sotme me zëdhënësin e shtypit të KF Tirana, Erjon Allarajn që ka rihapur piten në fjalë.

Postimi i përfaqësuesit të klubit bardheblu Erjon Allaraj në rrjetet sociale: “Gjithmonë kënaqësi të të takoj vëlla” ka hapur diskutimet për fillimin e bisedimeve të Gurishtës me drejtuesit e Tiranës, gjë e cila pritet të jetë më konkrete në ditët në vazhdim.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img