Friday, September 20, 2024

Merkato-Trajneri i njohur Gersi Arbri rikthehet në Arabi. Firmos me Klubin Al-Batin ku sezonin e kaluar i riktheu në Premier League

Lexo

Trajneri i njohur i futbollit, Gersi Arbri, këtë sezon të ri futbollistik do të jetë në krye të Klubi Al-Batin në Arabi. Falë punës së tij cilësore në disa skuadra të futbollit shqiptar, por edhe jashtë vendit, Arbri ka fituar respektin dhe simpatinë kudo ku ai ka punuar. Është kjo arsyeja që njëri prej klubeve të njohur arabe ku ai punoi më herët, ka këmbëngulur ta rikthejë në krye të detyrës.

Bëhet fjalë për Klubin Al-Batin në Arabi ku sezonin e kaluar, Geri bëri një punë intensive e të shkëlqyer, duke i rikthyer në Premier League, gjë që ishte mbi objektivat e kërkuara nga klubi.

Në një komunikim me Veriu Sport, Gersi Arbri, thotë se gjatë kësaj periudhe ka pasur disa oferta, si brenda Shqipërisë dhe jasht vendit. Njëri prej tyre është edhe Klubi Al-Batin në Arabi ku e kërkoi të jetë përsëri pjesë e tyre.

“Nuk mund t’i thoja dot jo ofertes dhe insistimit të vazhdueshem që bëri Klubi Al-Batin për shumë arsye. Një ndër to është fryma e bashkëpunimit dhe respekti maksimal që më jepet aty. Synimi im ka qënë të vazhdoj karrieren jashtë Shqipërisë, sepse dihen kushtet në aspektin profesional deri në detaj. Në Arabi po i jepet shumë vemendje futbollit dhe po ecin me ritme të mëdha. Kështu që, kjo eksperjencë më shërben shumë në karrierë duke më rritur profesionalisht.”, shprehet Gersi Arbri, trajneri simpatik që me mënyrën e drejtimit të tij, ka fituar besimin dhe vlerësimin e klubeve ku ai punon duke pasur objektiv kryesor rritjen e tij sa më të madhe në aspektin professional.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img