Ndërkohë që janë në përgatitjet e fundit për ndeshjen e Superkupës, Besëlidhja-Vllaznia, kuqeblutë e basketit për meshkuj kanë firmosur edhe me një basketbollist tjetër amerikan.
Ai është Julian Bryant, i cili luan në pozicionin 3 (forward) dhe vjen nga Sonoma State University (California, USA), ku ka qenë pjesë e ligës CCAA.
Njoftimi zyrtar i KB Vllaznia
“ZYRTARE | Welcome to Vllaznia
Klubi ynë njofton afrimin e lojtarit amerikan Julian Bryant për sezonin e ri!
Bryant luan në pozicionin 3 (forëard) dhe vjen nga Sonoma State University (California, USA), ku ka qenë pjesë e ligës CCAA. Ai është përzgjedhur All-Selection Player, me statistika :
10.2 pikë për ndeshje
5 kërcime
38% nga 3 pikëshi
Me energjinë dhe aftësitë e tij, jemi të bindur se do të jetë një vlerë e shtuar për skuadrën tonë në këtë sezon.
Mirë se erdhe në Shkodër, Julian!
#VllazniaBasketball #JulianBryant #NeëSeason #Welcome”



