Friday, November 22, 2024

Merkato-Vllaznia firmos edhe me dy futbollistë të tjerë, Sadrijaj me origjinë nga Kosova dhe boshnjakun Mustedanagiç

Lexo

Ashtu siç kishte premtuar më herët, presidenti i kuqebluve, Alban Xhaferi, ka bërë realitet sjelljen në skuadër edhe të dy futbollistëve, kërkesë kjo e stafit teknik për të fuqizuar dhe përmirësuar lojën e skuadrës në sezonin e ri futbollistik. Bëhet fjalë për dy futbollistët, njëri prej të cilëve, Albin Sadrijaj me origjinë nga Kosova, në fakt është i njohur për mjedisin kuqeblu, pasi është stervitur për një kohë të gjatë me skuadrën, por më pas u la i lirë dhe tashmë rikthehet për firmë. Ndërkohë që tjetri është boshnjaku Zinedin Mustedanagiç, futbollistë këto me të cilët KF Vllaznia ka nënshkruar për një afat dy vjeçar.

“Që prej ditës së sotme, pjesë e KF Vllaznia do të jenë edhe dy futbollistë të rinj. Njëri prej tyre është pikërisht Albin Sadrijaj, lojtari i cili prej disa ditësh është stërvitur me skuadrën tonë dhe tashmë do të jetë edhe zyrtarisht pjesë e saj. Sadrijaj është 24 vjeç, me origjinë nga Kosova, i cili ka lujtur për U-21 të Zvicres. Pozicioni i tij në fushë është ai i mesfushorit mbrojtes dhe ka nënshkruar një kontratë 2 vjeçare me Vllazninë. Lojtari tjetër që ka firmosur sot është fantazisti 23 vjeçar Zinedin Mustedanagiç. Ai është një lojtar i rritur ke Sparta Prages dhe sezonin e fundit ka lujtur për Sarajevon. Edhe Mustedanagiç ka nënshkruar kontratë 2 vjeçare për Vllazninë.

Mirë se erdhe Albin Sadrijaj! Welcome Zinedin Mustedanagiç!”, shkruhet në postimin zyrtar të KF Vllaznia.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img