Kuqeblutë duket se kanë zgjidhur problemin e sulmit. Pasditen e sotme, klubi shkodran njofton se ka firmosur me brazilianin, Nunes Da Silva Amarante Kaina. Një lojtar shtatlartë, i cili sezonin e kaluar ka qënë pjesë e Besës së Kavajës në kategortnë e parë duke shënuar 7 gola.
“VLLAZNIA FIRMOS ME SULMUESIN BRAZILIAN KAINA
KF Vllaznia bën të ditur se ditën e sotme ka firmosur kontratë me futbollistin brazilian Nunes Da Silva Amarante Kaina. Ai luan në pozicionin e qendërsulmuesit, është 24 vjeç dhe me të është firmosur një kontratë dyvjeçare.
KF Vllaznia i uron mirëseardhjen këtij futbollisti!
Ëelcome Kaina!”, shkruan klubi kuqeblu në postimin e tij të shpërndarë në rrjetin social FB.