Edhe pse skuadra po bën një përformancë të jashtëzakonshme duke qënë kryesuese me plot meritë e kampionatit, madje e shkëputur me nëntë pikë nga ndjekësit më të afërt të vendit të dytë, drejtuesit kuqeblu kërkojnë të përforcojnë skuadrën për pjesen tjetër të sezonit.
Për këtë, pas marrëveshjeve përkatëse, sot në Shkodër ka mbërritur një sulmues shtatlartë nga Guinea, i cili pritet të vihet menjëherë në dispozicion të stafit teknik.
“Sulmuesi Salim Cisse, 1.85 i gjatë, nga Guinea ka mbërritur në Shqipëri dhe pritet të jetë përforcim i rradhës për kuqeblutë. Karriera e tij ka filluar në Portugali duke luajtur për Akademia de Combra në Premier Lige ku në 41 ndeshje ka shënuar 9 gola duke shënuar dy herë edhe në ndeshjet e Europa Leagues dhe më vonë karriera e tij do të vazhdonte në klubin e Sporting Lisbones.
Lojtari ka provuar të luajë edhe në Rumani dhe së fundmi në ekipin grek të AO Egaleos. Cisse pritet të vihet menjëherë nën urdhërat e trainerit Brdariç i cili së bashku me stafin e tij teknik do të vlerësojnë në lidhje me vazhdimësinë e këtij lojtari tek Vllaznia”, thuhet në njoftimin zyrtar që KF Vllaznia shpërndau paraditen e së hënës për mediat.