Friday, April 19, 2024

K.Kombëtar Futboll femra-java e 7-të, Vllaznia mund 8-0 Teutën dhe vazhdon e vetme në krye të renditjes

Lexo

Java e shtatë e Kampionatit Kombëtar të femrave, e cila është edhe e para për vitin 2021 ka evidentuar përsëri Vllazninë si skuadrën më të mirë. Interesant ishte fakti se pas fitores minimale të Vllaznisë ndaj Teutës në Superioren e meshkujve 1 me 0 në “Loro Boriçi”, një Teutë tjetër, por e femrave ishte mysafire sot në Shkodër duke u ndeshur me Vllazninë. Ndeshja e luajtur në fushën sportive “Reshit Rusi” ka folur e gjitha për ekipin kuqeblu, i cili e ka dërguar topin plot tetë herë në rrjetën kundërshtare, ndërkohë që duke mos pësuar asnjë gol e mbyllë të gjithë ndeshjen me rezultatin e thellë 8 me 0. Për ekipin e drejtuar nga trajnerët Nikolin Leka dhe Arben Parmeza spikatjen më të madhe e ka bërë sulmuesja shtatlartë Esi Lufo, e cila shënuar 4 gola, ndërkohë që të tjerët kanë për autore Borçin, kapitenen Franja, Blinishta dhe Gjini.

Me interes në këtë javë është pritur edhe ballafaqimi i skuadrës tjetër shkodrane Juban Danja-Murlani, e cila ishte mysafire në kryeqytet duke u përballë me Tiranën. Një ndeshje që prodhoi 8 gola, 5 në portën e Juban Danja-Murlani dhe 3 në atë të Tiranës vendase duke bërë që rezultati përfundimtar të ishte 5 me 3 në favor të ekipit bardheblu. Golat për ekipin vendas u shënuan nga Vishkulli dhe Goro, e para me dy gola dhe e dyta me tre të tillë. Ndërsa për ekipin shkodran, Juban Danja-Murlani autore të golave janë Caka dhe Selimi dy gola.

Në transfertë ka luajtur këtë javë edhe skuadra tjetër shkodrane, ajo AAS, e cila ishte mysafire në Fier ku u ndesh përballë Apolonisë. Skuadra fierake, e cila e ndjekë Vllazninë në vendin e dytë të tabelës së klasifikimit ka fituar me rezultatin e thellë 14 me 0.

Ndeshjet e tjera të kësaj jave dhanë këto rezultate:  Kinostudio-Partizani 6-2, Lushnja-Bilisht Sport 2-0, Skëndërbeu-Tirana AS 1-5, Kinostudio-Partizani 6-2,

Pas javës së shtatë, tabelën e klasifikimit vazhdon ta krysojë Vllaznia me 21 pikë  e ndjekur nga Apolonia me 18 pikë. Tirana AS dhe Tirana ndajnë vendet 3 dhe 4 në kuotën e 16 pikëve. Me 15 pikë Juban Danja renditet e pesta vetëm 3 pikë përpara Kinostudios së vendit të gjashtë. Partizani renditet në vendin e 7-të me 9 pikë të grumbulluara po aq sa AAS.  Skëndërbeu, Teuta dhe Lushnja në kuotën e 3 pikëve në renditjen e përgjithshme e cila mbyllet me Bilisht Sportin në kuotën e 0 pikëve.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img