Friday, November 22, 2024

Merkato-Vllaznia/Presidenti Alban Xhaferi: Të shtunën firmosin me një sulmues cilësor!

Lexo

Vllaznia është shumë pranë firmosjes me një sulmues cilësor, i cili pritet të jetë një forcë më shumë në vijën e parë kuqeblu përkrah kapitenit Bekim Balaj, Grudës, Çobës, e të tjerëve. Lajmin në fjalë e konfirmon ekskluzivisht për RTSH Shkodra, presidenti i klubit kuqeblu, Alban Xhaferi gjatë emisionit: Emocionet e Europianit Gjermani 2024” ku ishte i ftuar në panel së bashku dy analistët e futbollit Ardit Mani dhe Edmod Doçi si dhe shefin e Departamentit të Sportit në Universitetin Luigj Gurakuqi Shkodër, Giuljo Zefi.

“Presim një sulmues, me të cilin do të firmosim ditën e shtunë. Në fakt, kemi qënë në bisedime prej kohësh, por tashmë jemi në përfundim të kësaj tratative. Unë po e them këtu në emission pak përpara kohe, por besoj se të shtunën do ta përfundojmë zyrtarisht një gjë të tillë. Për shumë arsye, emrin e tij nuk mund ta bëj të ditur tashmë, por shumë shprejt zyra e shtypit do ta publikojë zyrtarisht emrin në fjalë. Me marrjen e këtij sulmuesi, stafi teknik ka në dispozicion një aleternativë më shumë në përforcimin e repartit të sulmit duke dhënë ndikimin e vetë, jo vetëm në kalimin me sukses të turit të parë të Conferencë Europa League, por edhe në lidhje me pretendimet serioze për fitimin e trofeut sezonin e ardhshëm futbollistik”, u shpeh ndër të tjera, njëshi i KF Vllaznia, Alban Xhaferi në emisionin sportiv: Emocionet e Europianit “Gjermani 2024” të drejtuar nga Gaspër Marku dhe Anuncia Camaj.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img