Thursday, July 18, 2024

Europiani “Gjermani 2024”-Austria mund Poloninë 3-1 dhe mbetet në garë. Polonia, është pothuajse jashtë

Lexo

Austria koleksionoi trepikëshin e parë në Grupin D, teksa mposhtën 1-3 Poloninë. Në Olympiastadion të Berlinit,austriakët kaluan të parët në avantazh me anë të Trauner që shënoi në minutën e nëntë. Megjithatë polakët gjetën forca dhe barazuan pa u mbyllur pjesa e parë me anë të Piatek.

Në fraksionin e dytë,Austria u shfaq më kërkuese dhe u shpërblye në të 66-ën me Baumgartner që goditi bukur në hyrje të zonës. 12 minuta më pas,Austria realizoi edhe golin e tretë dhe të sigurisë teksa Arnautoviç mposhti nga pika e bardhë portierin Shezni.

Kështu pas ndeshjes së dytë në Grupin D, Austria ngjitet në kuotën e tre pikëve dhe në ndeshjen e fundit do të përballen me Holandën. Nga ana tjetër, Polonia mbetet në kuotën e zero pikëve dhe me ndeshjen e fundit që e luajnë me Francën,mund të konsiderohen si me një këmbë jashtë Europianit.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img