Ashtu siç u paralajmërua ditë më parë, Vllaznia ka hedhur hapin e parë në merkaton e ndërrimit të viteve. Firma e parë ka ardhur me shkodranin Serjan Repaj, i cili pas katër vitesh aktivizim me Apoloninë e Fierit rikthehet në shtëpi, aty ku u formua si futbollit. Nga sa bëhet e ditut, kontrata e tij është për dy sezone e gjysëm.
Njoftimi zyrtar i KF Vllaznia-“𝐒𝐄𝐑𝐉𝐀𝐍 𝐑𝐄𝐏𝐀𝐉 𝐑𝐈𝐕𝐈𝐒𝐇𝐄𝐓 𝐊𝐔𝐐𝐄𝐁𝐋𝐔
KF Vllaznia ka kënaqësi të njoftojë rikthimin në shtëpi të futbollistit shkodran Serjan Repaj. Pas 4 vitesh në rradhët e Apolonisë ku ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit, mbrojtësi 24 vjeçar nga dita e sotme zyrtarisht është i veshur kuqeblu. Me të, klubi ka firmosur një kontratë e cila do të zgjasë deri në fundin e sezonit 2026-2027. Suksese me fanellën #serjanrepaj !”, shkruhet në njoftimin zyrtar të KF Vllaznia.
Ndërkohë, menjëherë pas Repajt, klubi kuqeblu ka gati kontratën dhe zyrtarizimin e veshjes kuqeblu edhe të edhe të emrit tjetër, i lakuar së tepërmi mediatikisht. Ai është sulmuesi ganezi Alfred Mensahit, is futbollist i Ballkanit, Skënderbeut dhe Partizanit. Burime pranë klubit kuqeblu bëjnë të ditur për Veriu Sport, se Mensah gjendet në Shkodër dhe po kryen proçedurat e firmosjes së kontratës, ku në përfundim, klubi kuqeblu do të bëjë publike.